Lirim Kastrati është transferuar te skuadra polake Legia Warsaw.
Anësori kosovar është huazuar nga Dinamo Zagreb te gjiganti polak për këtë edicion.
Kastrati kishte oferta edhe nga Werder Bremeni që ta zëvendësojë Milot Rashicës, por skuadra kroate nuk e lejoj të largohet për çmimin që e ofruan skuadra gjermane.
Sidoqoftë, sulmuesi i krahut u largua nga Zagrebi drejt Varshavës, duke bërë një hap para në karrierën e tij.
Kastrati ka folur për faqen zyrtare të Legias.
“Përshëndetje unë jam Lirimi, jam shumë i gëzum që kam ardhë në Varshavë dhe menzi spo pres me i pa fansat” thotë në një video Lirimi drejtuar klubit dhe fansave të Legias.