Lirimi i pengjeve në Nigeri, shpëtohen rreth 100 persona

Lirimi i pengjeve në Nigeri, shpëtohen rreth 100 persona

Rreth 100 persona, përfshirë gra e fëmijë, janë shpëtuar pas më shumë se dy muajsh nga dita e rrëmbimit nga grupet e armatosura në Nigerinë veriperëndimore, ka njoftuar policia vendase.

Në mesin e pengjeve ishin edhe 19 foshnja dhe dhjetëra fëmijë, ka thënë Ajuba Elkana, shef i policisë lokale në shtetin Zamfara.

Shumica këmbëzbathur dhe me veshmbathje të rreckosura, pengjet janë dërguar me autobus në Gusau, kryeqytet i shtetit të Zamfarës.

Fëmijët dhe foshnjat kishin vuajtur pasojat e kequshqyerjes.

21 fëmijët e liruar do t’u kthehen bankave shkollore, duke sjellë shpresë në Nigeri, ku grupe të ndryshme të armatosura po trazojnë familjet në pjesë me konteste të ndryshme politike në vend./Gazeta “Enigma”/

Related Articles