Janë liruar dy shtetasit e Serbisë që u ndaluan të premten në Koshare.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Bëhet e ditur se pas konsultimit me prokurorinë e shtetit, nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore, dhe të njëjtit janë liruar.
“Mbrëmë, në Koshare, njësitë policore kanë ndaluar për verifikim dy shtetas të Serbisë. Personat e ndaluar janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë, ku janë kryer procedurat e nevojshme. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit dhe verifikimit të plotë, dhe pasi nuk është gjetur ndonjë element i ndonjë shkelje ligjore të njëjti janë liruar”, tha Elezaj.