Lirohen nga paraburgimi zyrtarët e dyshuar për keqpërdorime në stadiumin e Magures

Lirohen nga paraburgimi zyrtarët e dyshuar për keqpërdorime në stadiumin e Magures

Nëntë personat e dyshuar për keqpërdorim në projektin e ndërtimit të stadiumit të Magurës në Lipjan janë liruar nga paraburgimi.

Kështu tha avokati Driton Muharremi. Ai tha se ky vendim ka ardhur nga Gjykata Supreme.

“Ende vendim të shkruar s’kemi marrë. Por, na kanë informuar derisa sa kemi qenë në intervistë tek prokurori. Ka ardhur njoftimi nga Qendra e Paraburgimit se klienti im dhe të tjerët janë liruar. Ky vendim është i bazuar në mbrojtje të ligjshmërisë”, tha ai për Klan Kosovën.

Persona në fjalë ishin arrestuar nga policia më 23 janar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Related Articles