Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë liruar nga spitali i Kroacisë edhe dy bashkatdhetarë që pësuan lëndime gjatë aksidentit tregjik të dielën në Slavonski Brod të Kraocisë, kurse tre të tjerë do të lirohen nesër, raporton Gazeta Enigma.
Sveçla gjithashtu ka shkruar se sot ndan dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit Sllovanski Brod, ku sot edhe janë varrosur në vendlindjet e tyre.
“Përderisa gjatë tërë ditës ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Sllavonski Brod, të cilët u sollën sot dhe po varrosen në vendlindjet e tyre, lajme të mira vijnë nga Kroacia. Dy bashkëkombës u liruan nga spitali e tre lirohen nesër kurse edhe Muharremi ka dal nga kujdesi intensiv dhe është në gjendje stabile. Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen”, ka thënë ai.
Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte në linjën Frankfurt-Prishtinë, ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan./Gazeta Enigma/