Fillimisht përshëndeti pjesëtarët e Policisë të Kosovës.
E këta do ta shoqërojnë gjatë qëndrimit të tij në xhaminë e fshatit Lupç i Poshtëm në Podujevë imamin Zeqir Berisha.
Lirimi i tre vëllezërve Murturi nga paraburgimi mobilizoi imamin që të kërkojë ndihmë në polici.
Dita e premte ishte më ndryshe edhe për shkak se imami kësaj radhe nuk do ta drejtojë xhumanë.
Pasojat e sulmit ndaj tij po i bart edhe tani.
Berisha sqaroi se problemet me vëllezërit Murturi kanë karakter fetar.
Por, banorët nuk kanë njohuri për këto ndasi që dërguan drejt konfliktit mes të përfshirëve.
VIDEO: