Musli Rexhepi, i moshuari që para pak ditësh dyshohet se kërcënoi kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është liruar.
Kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit është refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari, që është gjyshi i një nxënëse të një shkolle në Prishtinë, po akuzohet se qëllim të pengimit të grevës në mënyrë të paligjshme, e ka kanosur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.