Lirohet DJ Crax, ishte arrestuar me Noizyn pas sherrit në Pejë

Lirohet DJ Crax, ishte arrestuar me Noizyn pas sherrit në Pejë

Bahtjar Bajraktari është në liri pas më shumë se 3 muajsh. Pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri, Bajraktari është ekstraduar në Kosovë tri ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se DJ nga Prizreni fillimisht është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se brenda afatit ligjor është parashtruar kërkesa për paraqitje në stacion policor nga i pandehuri Bajraktari.

DJ akuzohej se së bashku me Noizën rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë

Related Articles