Lirohet nga spitali 11-vjeçari i plagosur në Shtërpcë

Lirohet nga spitali 11-vjeçari i plagosur në Shtërpcë

11-vjeçari, Stefan Stojanoviq, që u plagos në afërsi të Shtërpcës në Ditën e Krishtlindjeve ortodokse është liruar nga spitali për të vazhduar mjekimin në shtëpi.

Nëna e tij, Zorica Stojanoviq, ka konfirmuar për RTS-në se djali i tij është liruar sot nga spitali në Graçanicë.

Ajo deklaroi se djali i saj është mirë me shëndet dhe se po bashkohet me pjesën tjetër të familjes.

Kujtojmë se Stefan Stojanoviq, 11-vjeçar, dhe M.S, 21-vjeçar, mbetën të plagosur më 6 janar.

Kujtojmë se javën e kaluar Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.K.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi se më datë 6 janar, në Gotovushë të Shtërpcës, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarit M.S., dhe S.S..

Më tej, Prokuroria ka dhënë detaje për rastin, ku thuhet se pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty, i dyshuari A.K., e ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë dy herë.

Related Articles