Lirohet nga spitali Papa Françesku

Lirohet nga spitali Papa Françesku

Pas pesë javësh, Papa Françesku është larguar nga spitali Gemelli të Romës
 
Ai u përball me pneumoni.

Pasi doli nga spitali, Papa Françesku përshëndeti turmën e mbledhur.

Në Vatikan, turma të mëdha njerëzish u mblodhën nëpër rrugë për të pritur 88-vjeçarin.

Të shtunën, mjekët njoftuan se Papa do të lirohej nga spitali, por që siç kanë thënë  mjekët, atij i duhet të shmangë takimet me grupe të mëdha njerëzish dhe të mos i shkaktojë vetes lodhje, raportojnë mediat italiane, transmeton Gazeta Enigma.

Pas një kohe, mjekët thanë se Ati i Shenjtë mund t’iu rikthehet të gjitha aktiviteteve të tij normale.

Argjentinasi, i cili kur ishte i ri kishte hequr një pjesë të mushkërisë, ishte shtruar në spitalin Gemelli më 14 shkurt, për shkak se gjendja e tij me bronkit u përkeqësua.

Mjekët fillimisht e diagnostikuan me një infeksion të frymëmarrjes dhe më pas thanë se ai kishte pneumoni në dy mushkëritë. /Gazeta Enigma

Related Articles