Është liruar një korsi për vetura në rrugën për në Rugovë, e cila ishte bllokuar pas një rrëshqitje gurësh.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se për shkak të makinerisë, guri i madh nuk ka arritur të largohet, por vetëm disa të vegjël.
“Disa gurë më të vegjël janë hequr nga kompania përgjegjëse, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, por te guri i madh nuk ka mundur të ndërhyjë, sepse nevojitet një makineri më e madhe dhe më e fuqishme. Një korsi është e lirë dhe veturat mund të kalojnë. Janë vendosur shiritat e sigurisë”, tha ai.
