Lista Guxo mbledh aktivistët e saj për festat e fundvitit

Lista Guxo mbledh aktivistët e saj për festat e fundvitit

Iniciativa politike, “Lista Guxo”, ka mbledhur aktivistët e saj për festat e fundvitit.

Anëtari i kësaj iniciative, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se aktivistët u falënderuan edhe për bashkëpunimin gjatë vitit 2021.

“Lista Guxo mbledh aktivistët e saj për festat e fundvitit për të falenderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2021. Po ashtu edhe për tu zotuar për të punuar bashkë për të mirën e vendit në vitin që po vjen”, ka shkruar Avdyli në rrjetin social Facebook.

Pjesë e kësaj ndeje ishin edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla./Gazeta Enigma/

Related Articles