Lista ‘Guxo’ e Vjosa Osmanit dhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, dega në Ferizaj, do t’i ndajnë rrugët në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vend.
Burime të mirë informuara kanë thënë se lista ‘Guxo’ më mbledhjen e shtabit në Ferizaj që është mbajtur ditën e djeshme (e hënë, 5 korrik), kanë votuar unanimisht që kjo listë të garojë e vetme në zgjedhjet lokale.
“Ata tashmë kanë nisur procedurat për regjistrimin e tyre si listë e pavarur. Për hapat e tjerë, shumë shpejtë pritet të dalin me njoftime publike”, i ka thënë burimi Periskopit.
Më herët, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Lista ‘Guxo’ e Vjosa Osmanit do të regjistrohet si parti në vete dhe nuk do të shkrihet në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, për të cilat ende nuk janë konfirmuar kandidatët, ani pse kanë edhe pak kohë.