Lista me foton e Kurtit, Çitaku: Jo lëvizje, por kult!

Lista me foton e Kurtit, Çitaku: Jo lëvizje, por kult!

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për listën e VV-së, me foton e Albin Kurtit në krye dhe me kandidatët e tjerë veç me numra.

Sipas Çitakut, në këtë parti “ka nënshtrim dhe bindje të verbër, ndërsa dinjiteti sakrifikohet sipas saj për t’i shërbyer liderit”.

Duke e quajtur subjekt politik që “sundohet si kult”, ajo tha se Vetëvendosje “nuk mund të qeverisë shtetin ndryshe”.

“Kjo është fytyra reale e LVV-së.

Jo lëvizje. Jo barazi. Por kult.

Një strukturë ku ekziston vetëm një njeri, një zë, një vullnet.

Të tjerët janë thjesht numra që rreshtohen, njerëz që binden, figura të zëvendësueshme.

Aty nuk ka bashkëpunim, ka nënshtrim.

Nuk ka mendim kritik, ka bindje të verbër.

Identiteti fshihet, personaliteti shtypet, dinjiteti sakrifikohet për t’i shërbyer liderit.

Dhe një parti që sundohet si kult, nuk mund të qeverisë shtetin ndryshe.” – ka shkruar Çitaku.

Related Articles