“Lista Serbe është e vdekur politikisht në Serbi, me këto veprime në Kuvend po e rikthejmë”

“Lista Serbe është e vdekur politikisht në Serbi, me këto veprime në Kuvend po e rikthejmë”

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar deklaratat që janë bërë së fundmi ndaj Listës Serbe, si dhe mosvotimi i kandidatit të këtij subjekti për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, vetëm po e rikthejnë këtë parti në skenë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në një deklaratë për media ai ka theksuar se veprimet e fundit ndaj Listës Serbe vetëm po i përmirësojnë imazhin e këtij subjekti politik në Serbi dhe tek komuniteti serb në Kosovë.

“Kjo punë me Listën Serbe, në parim, çfarë po ndodh më Listën Serbe është si një terapi për ata për rikthim në skenë. Duhet t’i shohim gjërat nga një prizëm tjetër, jo nga ai i shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të tij, por nga ai i Serbisë. Lista Serbe atje ka ndërtuar një imazh shumë të keq. Së pari, ata shihen si njerëz të Aleksandar Vuçiqit dhe janë — janë parë edhe në tubime — që njerëzit e Listës Serbe i qëndrojnë më afër Vuçiqit sesa mbrojtjes së afërt. Atje i shohin si një krah gjysmë ushtarak apo ushtarak të Vuçiqit. E dyta, ata urrehen në Serbi, sepse përmes krimit të organizuar kanë krijuar pasuri marramendëse dhe ndërtojnë objekte; janë njerëz arrogantë”, tha Arifi në “Rubikon”.

“Imazhi i tyre në Serbi është për tokë, dhe edhe tek qytetarët serbë, Lista Serbe konsiderohet fajtore për tërheqjen e policëve, gjyqtarëve dhe stafit nga administrata e shtetit të Kosovës. Faktikisht, ata e shohin këtë si faj të Listës Serbe, që institucioneve të Kosovës iu është mundësuar të vendosin sovranitetin në veri pa pengesa,” tha ai.

Arfif tutje tha se “në kohën kur imazhi i tyre edhe në skenën politike të Serbisë është për tokë, dhe kur ata janë të vdekur politikisht në Serbi, ne dalim dhe u krijojmë mundësi që përmes nacionalizmit të rikthehen në skenën politike dhe të marrin një përkrahje më cilësore nga mekanizmat e ndryshëm”.

Related Articles