Lista Serbe së fundmi ka reaguar lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës, në Zveçan, përcjellë GazetaEnigma.
Përmes një komunikate Lista Serbe, deklaruan se në emër të tyre dhe popullit serb ata “dënojnë veprime kriminale të individëve” dhe ka mirëpritur këtë aksion me qëllim të luftimit të substancave narkotike.
“Lista Serbe mirëpret aksionin e policisë nga Rajoni-Veri, i cili u zhvillua sot me qëllim të luftimit të krimit në fushën e narkotikëve, i cili në radhë të parë i mbron rininë dhe fëmijët tanë nga kjo murtajë që shkatërron çdo shoqëri. Ky veprim tregoi se punonjësit e policisë së Qarkut-Veri kanë aftësinë dhe kapacitetin për të kundërshtuar krimin. Shfrytëzojmë rastin të theksojmë se në emër të Listës Serbe dhe popullit tonë dënojmë veprime të tilla kriminale të individëve”, thuhet në reagim. / GazetaEnigma
Më poshtë gjeni reagimin e plotë nga Lista Serbe, në gjuhen serbe: