Lista Serbe nuk e mbështetë Qeverinë Kurti 3

Lista Serbe nuk e mbështetë Qeverinë Kurti 3

Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se partia e tij s’do ta mbështesë formimin e Qeverisë Kurti 3. 

Simiq e ka azkuazur Qeverinë e kaluar për shkeljen e të drejtave të popullit serb. 

“E shfrytëzoj këtë rast të them se serbët e Lista Serbe nuk kanë asgjë kundër popullit shqiptar me të cilët kemi jetuar, jetojmë e do të jetojmë. Por, do të jemi kundër politikave që kanë synim dëbimin e popullit tonë”, tha Simiq. 

Ai ka thënë se ekspozeja e të mandatuarit Albin Kurti nuk ka përmendur askund serbët. 

Ndërkohë është ankuar edhe për propozimin e Nenad Rashiqit si ministër për Komunitete e Kthim. 

“Ai mandatin në Parlament e ka marrë me vota në vende ku me dekada s’ka serbë. Nuk ishin vota serbe. Keni të drejt ta emëroni ministër, por e dini se kurrë s’do të jetë ministër që përfaqëson serbët. Për të gjitha këto që keni bërë, për shkeljet e bëra, Lista Serbe s’do ta përkrahë formimin e kësaj qeverie”, tha Simiq.

Related Articles