Lista Serbe refuzon të marrë pjesë në hedhjen e shortit, asnjë votë për Verica Qeraniqin

Lista Serbe refuzon të marrë pjesë në hedhjen e shortit, asnjë votë për Verica Qeraniqin

Pavarësisht refuzimit të Listës Serbe që të marrë pjesë në hedhjen e shortit për të zgjedhur nënkryetarin serb, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka vazhduar procedurën.

Ai ka thënë se emri i secilit deputet që del nga shorti do të votohet dhe duhet t’i sigurojë 61 vota për t’u zgjedhur nënkryetar.

Kryetari Dimal Basha e ka hedhur në votim emrin e Verica Qeraniqit për pozitën e nënkryetares nga pakicat serbe, mirëpo ajo nuk e ka siguruar asnjë votë.

Në sallë kanë qenë 94 deputetë.

Related Articles