Lituania gjatë së hënës ka treguar se shpëtimtarët kanë gjetur automjetin e blinduar të katër ushtarëve amerikanë të zhdukur.
Automjeti i tyre u fundos javën e kaluar një moçal në një zonë trajnimi ushtarak në vendin baltik, raporton Reuters, transmeton Gazeta Enigma.
Ministria e Mbrojtjes tha se policia ushtarake lituaneze dhe hetuesit e SHBA-së janë ende duke punuar në vendin e ngarjes.
Ushtarët dhe automjeti i tyre u zhdukën në terrenin e stërvitjes Pabrade pranë kufirit me Bjellorusinë. /Gazeta Enigma