Lituania bëhet shteti i parë i BE-së që refuzon gazin rus

Lituania bëhet shteti i parë i BE-së që refuzon gazin rus

Lituania është bërë shteti i parë i Bashkimit Evropian që ka refuzuar importin e gazit nga Rusia, njofton CNN të dielën.

Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, ka njoftuar për lajmin në Twitter.

“Nga tash e tutje Lituania nuk do të konsumojë asnjë centimetër kub të gazit toksik rus”, ka shkruar Simonyte.

Ajo ka shtuar se kjo e bën Lituaninë shtetin e parë në BE që refuzon importin e gazit rus.

BE-ja ka premtuar të reduktojë varësinë nga gazi rus për 66 për qind deri në fund të vitit. / Gazeta Enigma.

Related Articles