Lituania do na mbështesë për fuqizim dhe anëtarësim, thotë Osmani

Lituania do na mbështesë për fuqizim dhe anëtarësim, thotë Osmani

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.

E para e shtetit tha se e falënderoi homologun e saj dhe se ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale.

“Mora konfirmimin e tij se Lituania do të vazhdojë të na mbështesë edhe më tej për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, shkroi Osmani në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles