Liverpool dhe Arsenal ndahen në paqe, finalisti vendoset pas një jave në Londër

Liverpool dhe Arsenal ndahen në paqe, finalisti vendoset pas një jave në Londër

Nuk ka sjell fitues ndeshja e parë gjysmëfinale në EFL Cup mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, por që pas 90 minutave rezultati ishte i barabartë 0-0.

Vetëm pas 24 minutave lojë, Arsenali mbeti me një futbollist më pak, kur Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Mesfushori shqiptar bëri një ndërhyrje të rëndë në Diogo Jotan dhe pasi ishte edhe futbollist i fundit u përjashtua direkt me karton të kuq.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0 përkundër të disa gjysmë rasteve që patën skuadrat.

Në 45 minutat e dyta të kësaj sfide ndeshja ishte më e zjarrtë ku dy skuadrat krijuan raste më të mira shënimi.

Rasti më i mirë për mysafirët i takoi Bukayo Sakas, por ai ishte i pasaktë në minutën e 71-të.

Gjithsesi mundësia më e mirë iu dha japonezit Takumi Minamino në minutën e 90-të, kur në portën e thatë goditi dobët me topin që shkoi mbi portë.

Edhe pse dy ekipet kërkuan me ngulm golin, një gjëje të tillë nuk ia arritën duke përfunduar ndeshja baras 0-0.

Ndeshja e kthimit gjysmëfinale në EFL Cup mes Arsenalit dhe Liverpoolit zhvillohet pas një jave në stadiumit Emirates në Londër.

Kujtojmë që në finalen e madhe të EFL Cup tanimë ka shkuar Chelsean që ka eliminuar Tottenham Hotspur me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve.

Related Articles