Liverpooli vendos për të ardhmen e Shaqirit

Liverpooli vendos për të ardhmen e Shaqirit

Liverpool ka rënë dakord për shitjen e Xherdan Shaqirit te Lyon për 9.5 milionë funte.

Shaqirit i është dhënë drita e gjelbërt për të kryer vizitat mjekësore me Lyonin, pasi marrëveshja mes lojtarit dhe klubit francez është arritur, raportojnë mediat britanike.

Shaqiri luajti 63 herë për Liverpoolin pas transferimit të tij nga Stoke City në verën e vitit 2018, duke mos lënë gjurmë të theksuara, edhe pse ishte transferuar me shumë bujë, si preferencë e vet strategut Clop, pas botërorit në Russi, aty ku me Zvicrën kishte shkëlqyer.

Zëvendësuesi i Shaqirit tek Liverpooli do të jetë Harvey Elliot.

Related Articles