Liz Truss tha se ka qenë një “nder i madh të jesh kryeministre e këtij vendi” teksa ajo mbajti fjalimin e saj të fundit përpara se të largohej nga Numri 10.
Në një fjalim jashtë Downing Street, Truss, e cila është bërë kryeministrja më e shkurtër e vendit pas vetëm shtatë javësh, tha se “ditë më të ndritshme janë përpara” ndërsa i uroi Rishi Sunak “çdo sukses”.
Truss tani po shkon në Pallatin Buckingham për t’i ofruar zyrtarisht dorëheqjen Mbretit, shkruan Skynews.
Ajo do të pasohet nga kreu i ri i Partisë Konservatore, Rishi Sunak, të cilit do t’i kërkohet nga Mbreti të formojë një qeveri të re.