Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se sot ka pranuar e mailin zyrtar ku thuhet se u tërhoqën 5 investitorët, fitues të Njoftimit Publik Nr.01-462-53050, të datës 17.10.2022.
Ata janë tërhequr nga ofertat për marrje në shfrytëzim të pronës Komunale, ku planifikoheshin miliona euro investime dhe qindra vende të reja pune.
Lladrovci ka theksuar se ky është “lajm i keq për qytetarët e komunës së Drenasit, lajm i keq për investitorët e tashëm dhe të ardhshëm, lajm edhe më i keq për zhvillimin e Komunës së Drenasit”.
Lajm i keq për qytetarët e komunës së Drenasit, lajm i keq për investitorët e tashëm dhe të ardhshëm, lajm edhe më i keq për zhvillimin e Komunës së Drenasit.
“Sapo u njoftova përmes e mailit zyrtar se pesë përfaqësuesit e kompanive fituese, sipas Njoftimit Publik Nr.01-462-53050, të datës 17.10.2022, janë tërhequr nga ofertat për marrje në shfrytëzim të pronës Komunale. Komuna jonë, më 17.10.2022, pati bërë shpallje publike për dhënien e disa pronave komunale në shfrytëzim afatgjatë për 99 vite, në pajtim me ligjet në fuqi, me frymën e ligjit, me miratimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me qëllim në rritjen e vlerës së pronës komunale, të hyrave të shtuara nga pronat si dhe zhvillimin ekonomik të komunës”.