Lladrovci e quan lajm të mirë, aktivizimin e Prokurorisë për audio-inçizimin

Lladrovci e quan lajm të mirë, aktivizimin e Prokurorisë për audio-inçizimin

Kryetari i Drenasit, dhe Kandidati për Kryetar në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se është lajm i mirë aktivizimi i Prokurorisë në lidhje me audio-inçizimin e publikuar në Vox Kosova.

Sipas tij, “audio incizimi i publikuar ditë më parë, është i prerë, i ripunuar dhe është regjistruar më 29 maj 2023, pas orës 17:00, në Hotel “Emerald”, në Restoranin e Katit të pestë. 

Hetimet duhet të orientohet në këtë kohë dhe në këtë vend, ku të pranishëm kemi qenë Unë, Bekim Lestrani, Hamit Kastrati, Labinot Halilaj, Malësore Cakiqi dhe autori i audio incizimit, Arigon Sinani.” 

E plotë:

Lajmi se po shqyrtohet materiali i audio incizimit nga Prokuroria, është lajm i mirë

E mirëpres këtë veprim, sepse kam kërkuar prej kohësh të bëhet hetim për audio incizimet nga një burim në Drenas dhe për këtë çështje, pas denoncimit tim, Policia e Kosovës kanë mbajtur shënim zyrtar prej kohësh.

Po pres të publikohen edhe incizime të tjera që të zbulohet e vërteta, për autorët dhe qëllimet e këtyre incizimeve.

Shumë njerëz më kanë njoftuar se uzurpatorët e thonë me zë dhe ua emitonin shkurt në vesh incizimet kundër meje me pretendimet se “unë nuk guxoj t’i prek”, sepse mund t’i publikojnë ato. 

Audio incizimi i publikuar ditë më parë, është i prerë, i ripunuar dhe është regjistruar më 29 maj 2023, pas orës 17:00, në Hotel “Emerald”, në Restoranin e Katit të pestë. 

Hetimet duhet të orientohet në këtë kohë dhe në këtë vend, ku të pranishëm kemi qenë Unë, Bekim Lestrani, Hamit Kastrati, Labinot Halilaj, Malësore Cakiqi dhe autori i audio incizimit, Arigon Sinani.

Shantazhi dhe elementet tjera, si dhe distanca kohore e bën vepër penale. 

Publikimi i audio incizimit të gjymtuar, ka për qëllim shantazhin në pikun e fushatës – dëmtim të imazhit, të reputacionit dhe devijimin e vullnetit qytetar në procesin zgjedhor.

Jam në proces të kallzimit penal edhe për shkaktarët e vonesave për rastin e uzurpimit, ndërsa lidhur me audio incizimet e gjymtuara dhe shantazhet, pres nga organet e drejtësisë ta thonë fjalën e tyre.

Besoj në drejtësi!

Related Articles