Lladrovci: Granit, Shaqë, lartë e më lartë shqiponja, ju duam fitimtar!

<strong>Lladrovci: Granit, Shaqë, lartë e më lartë shqiponja, ju duam fitimtar!</strong>

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për fitoren e sontme ndaj Serbisë, me rezultat 3:2.

Ju duam si shqiponja. Motivi për fitore sonte ishte i madh, ju arritët ta fitoni këtë sfidë të madhe. Motivi juaj dhe shokëve tuaj ishte i fuqishëm për fitore andaj edhe e keni merituar fitoren, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Granit, Shaqë…Zvicër, ju lumtë. Jemi krenar me Juve, sepse ju jeni pjesë edhe e lojës së shkëlqyer edhe vullnetit të madh për fitore. Ju sonte dëshmuat se përtej lojës së mirë, keni ofruar emocione për krejt shqiptarët, me lojën tuaj të mirë të futbollit dhe fitoren ndaj Serbisë.

Sonte, Granit e Shaqë edhe pse nuk e keni bërë shqiponjën, ju jeni shqiponja. Bota ju njeh si shqiponja. Ju duam si shqiponja. Motivi për fitore sonte ishte i madh, ju arritët ta fitoni këtë sfidë të madhe. Motivi juaj dhe shokëve tuaj ishte i fuqishëm për fitore andaj edhe e keni merituar fitoren.

Presim fitore tjera, përpara në nivelin tjetër të garave, lartë e më lartë shqiponja, ju duam fitimtar, Granit, Shaqë, Zvicër!

Related Articles