Lladrovci: Kontratat kolektive duhet të paguhen nga Qeveria, neve na merren padrejtësisht

Lladrovci: Kontratat kolektive duhet të paguhen nga Qeveria, neve na merren padrejtësisht

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Qeveria e Kosovës është institucioni që duhet t’i paguajë kontratat kolektive dhe jo komunat.

Lladrovci tha se qeveria ka lidhë kontratë me sindikatat për vitet 2014-2019 dhe sipas tij, në vitin 2019 është dashur të vazhdohet ajo kontratë apo të shkëputët, por siç tha ai, askush s’është marrë me të dhe ajo kontratë ka hyrë në fuqi me automatizëm.

“Ne s’po duam që t’ia gjuajmë fajin asnjërës qeveri, por duhet ta kuptojnë qytetarët se pagat dhe mëditjet janë grant i qeverisë dhe këto kontrata duhet të paguhen prej qeverisë sepse nuk janë prej të hyrave tona vetanake por janë grant i qeverisë dhe ajo shtesë e kontratave kolektive duhet të paguhet nga qeveria. Ne na marrin padrejtësisht”, tha Lladrovci në Rubikon në Klan Kosova.

Related Articles