Kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas dënimit të Salih Mustafës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, ka reaguar duke theksuar se është “Lajm i trishtueshëm dhe i pabesueshëm se deri ku arrin “drejtësia”.
Lladrovci ka shkruar se ky dënim i shkallës së parë, pret të korrigjohet dhe “Cali” me shokët që janë atje, të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit.
Postimi i tij:
Sot, pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa – Cali, u dënua me 26 vjet burg. Lajm i trishtueshëm dhe i pabesueshëm se deri ku arrin “drejtësia” .Po aq trishtues në deklaratën e Dhomave të Specializuara për rastin ishte fjalia se ai ishte penalisht përgjegjës: “…përmes kontributit personal si pjesëmarrës i ndërmarrjes kriminale të përbashkët”. Ky dënim i shkallës së parë, pres të korrigjohet dhe Cali me shokët që janë atje të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit. Drejtësia do të fitojë!