Lladrovci liron nga puna dy drejtorë për performancë të dobët

Lladrovci liron nga puna dy drejtorë për performancë të dobët

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, këtë të enjte ka shkarkuar nga puna dy drejtorë komunalë me qëllim të ngritjes së performancës dhe efikasitetit në kabinetin e tij.

Të shkarkuarit janë drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Ruzhdi Lestrani dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahu-Gjoshi.

“Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z. Ruzhdi Lestrani dhe znj. Egzona Jetullahu-Gjoshi. I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme. Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Po ashtu thuhet se së shpejti do të bëhet edhe emërimi i drejtorëve të rinj.

Related Articles