Lladrovci: Nëse garoj për kryeministër, e mundi edhe Kurtin

Lladrovci: Nëse garoj për kryeministër, e mundi edhe Kurtin

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, u shfaq i bindur se do ta mposhtë Albin Kurtin, nëse në zgjedhjet e ardhshme garon me iniciativën e tij.

Lladrovci deklaroi se do të përgatitet, pasi sipas tij kurrë në jetë nuk është zënë në befasi.

“Unë kam thënë nëse dal me iniciativën time do ta mund edhe Albin Kurtin”, deklaroi Lladrovci në Klan Kosova.

Ai deklaroi se PDK-ja do të shkonte në një koalicion me Vetëvendosjen nëse do të arrinin të dakordoheshin në disa pika, siç është ndihma për fondin për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Related Articles