Lladrovci nuk e pranoi Lirim Mehmetajn në debat, e tregon arsyen

Lladrovci nuk e pranoi Lirim Mehmetajn në debat, e tregon arsyen

Moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri, me të nisur emisionin ku të ftuar e ka Ramiz Lladrovcin, Kryetarin e Drenasit, e pyeti se pse nuk pranoi që sonte të jetë në debat i pranishëm, gazetari Lirim Mehmetaj.

Panduri: Pse nuk e pranove Lirimin përballë teje?

Lladrovci: Jam në proces gjyqësor me të, nuk i pengoj hetimet. Masi të kryhen hetimet, ulem dhe deklarohemi vetëm pas vendimeve gjyqësore, se kush ka të drejtë e kush ka jo.

Mehmetaj para disa ore tregoi se Lladrovci nuk pranoi të jetë me të në debat.

“Eshte hera e dyte qe Ramiz Lladrovci nuk me pranon ne panel. Ai vendos kusht qe nuk merr pjese ne debat nese une jam ne studio. Normalisht ai ish dashte bash me mu me dale ne debat se une jam gazetari me me se shumti kritika publike per te. Po s’ka faj tybe”, tha Mehmetaj.

Related Articles