Lladrovci: Nuk i ka pasë fajet veç Sami Lushtaku që kam shku në balotazh

Lladrovci: Nuk i ka pasë fajet veç Sami Lushtaku që kam shku në balotazh

Kandidati për Kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili është kandidat me listë të vetën pasi nuk u kandidua nga PDK, në një deklaratë për media ka folur në lidhje me rezultatin e vitit 2021, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Lladrovci ka thënë se arsyeja pse ai shkoi në balotazh në vitin 2021, nuk është vetëm Sami Lushtaku, por që e ka dëmtuar.

“Nuk po them që veç Samia i ka pasë fajet që kam shku në balotazh, por më ka dëmtu. Kanë thirrë njerëz në telefon”, tha Lladrovci në RTV DUKAGJINI.

Related Articles