Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka reaguar opozitës komunale atje, të cilët kanë kritikuar punët e të parit të komunës.
Lladrovci duke treguar për punët e shkëlqyera, të bëra si kryetari i Drenasit, ka deklaruar se opozitës së Drenasit po i dhemb dështimi i tyre për t’i mashtruar qytetarët me premtime boshe.
Sipas tij “Bedeli me shokë pritet së shpejti të gjendet para drejtësisë për nxitje të ngacmimit, falsifikim, detyrim të falsifikimit të llogarive sociale”.
Postimi:
Përgjigje e shkurt ndaj intervistës së opozitarit të Drenasit
Puna në komunën e Drenasit, po vlerësohet e shkëlqyer nga instancat ligjore dhe profesionale. Transparenca edhe performanca jonë është e shkëlqyer. Këtë e di edhe opozita e cila dështoi të kontribuojë gjatë hartimit të buxhetit dhe aprovimin e tij.
Për shpenzimet e komunës, jemi tepër të arsyeshëm, por, mosnjohësit e rrethanave, flasin kot. Kemi dhënë sqarime të plota për këto spekulime.
Jemi racional në shpenzimet e parasë publike, planifikim dhe zbatim të çdo projekti. Vonesat për zbatimin projekteve të planifikuara dhe në zbatim, nuk është përgjegjësi jona. Harta zonale, është ndër të arriturat tona, as kjo opozitës nuk pritet t’i pëlqejë.
Sigurisht, bedelit i dhemb shumë dështimi për të mashtruar qytetarët me premtime boshe. PDK është parti e vlerave andaj është e natyrshme që asamblistët dhe anëtarët që përkohësisht abstenuan të kthehen në shtëpinë e tyre, në bastionin e pathyeshëm.
Bedeli me shokë pritet së shpejti të gjendet para drejtësisë për nxitje të ngacmimit, falsifikim, detyrim të falsifikimit të llogarive sociale, etj.