Ditën e djeshme, u bë e ditur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se këto të fundit kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.
Këtë situatë e ka komentuar i pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai ka thënë se mirënjohja ndaj shteteve aleate nuk është servilizëm.
‘‘Mirënjohja ndaj shteteve aleate nuk është servilizëm, ne jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj NATO në krye me SHBA-të’’, ka thënë ai.