Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, z. Jörn Rohde, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen në arsim.
Ai e ka njoftuar me të arriturat dhe sfidat në komunën e Drenasit, si dhe për bashkëpunimin e shumanshëm të komunës së Drenasit me disa komuna në Gjermani, në fushën e arsimit.
Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:
Sot, me kënaqësi prita, ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, z. Jörn Rohde.
Ambasadorin e njoftova për të arriturat dhe sfidat në komunën e Drenasit, si dhe për bashkëpunimin e shumanshëm të komunës sonë me disa komuna në Gjermani, në fushën e arsimit.
Ambasadori Rohde u interesua po ashtu, lidhur me fabrikën e Ferronikelit si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Drenasit.
E falënderova Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në shumë fusha, në veçanti për mbështetjen e arsimit në komunën e Drenasit.