Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endritin.
Lladrovci tha se Endriti “është një mysafir i rrallë e i çmuar”.
“Takimi me Endritin, çdo herë më zgjon emocione të forta, sepse, menjëherë rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve”, ka shkruar kryetari i Drenasit.
“Veprimtaria e përbashkët atdhetare me mikun tim, Hashim Thaçin, është e begatë dhe duhet kujtesë e fuqishme për renditjen e shumë ngjarjeve, nga njohja, te aksioni i parë i UÇK-së më 1992, e deri te vizita në Hagë”.
“Endriti është krenari e familjes Thaçi, me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën sa të vështirë, aq të rëndë, rrugën e nderit e atdhetarizmit të Hashim Haxhi Latif Thaçit. Faleminderit për vizitën Endrit!”. /Gazeta Enigma