Kryetari i tanishëm i Drenasit, njëherit kandidat për këtë pozitë, Ramiz Lladrovci, sot mbajti dy takime zgjedhore në Abri dhe Tërdec, ku shpalosi disa nga “101 arsyet “Për Drenasin Kampion”.
Lladrovci tha se vazhdimi i qeverisjes së mirë është “motivi ynë për qeverisje bashkë me qytetarët kampion, qeverisje me transparencë dhe llogaridhënie”.
“Zhvillimi i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës ndër vite, me suksese të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, shërbime publike, krijimi i vendeve të reja të punës, bujqësi dhe fushat tjera me barazi para ligjit, është puna jonë, është letërnjoftimi ynë për mandatin e ardhshëm”, shkroi Lladrovci.
“Qytetari i komunës tonë, voton me bindje, për vepra, për rezultate, me nder e dinjitet, voton pse është zot në shtëpi të vet, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.
“Vazhdojmë edhe katër!”, u shpreh ai në fund. /Gazeta Enigma