Lladrovci sfidon Memli Krasniqin: Drejtorët nuk do të përfshihen në listën zgjedhore të PDK-së në Drenas

Lladrovci sfidon Memli Krasniqin: Drejtorët nuk do të përfshihen në listën zgjedhore të PDK-së në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nisur një sfidë të hapur ndaj udhëzimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, lidhur me përfshirjen e drejtorëve komunalë në listën zgjedhore për Asamblenë Komunale.

Ai ka dalë kundër udhëzimit të kryetarit të PDK-së që drejtorët komunalë të përfshihen në listën për asamble.

Sot, ka njoftuar se ka vendosur që drejtorët të mos përfshihen.

Postimi i plotë:

Në takim me kryetarët e Degëve dhe kryetarin Memli Krasniqi, kohë më parë, kur kemi diskutuar për parimin e hartimit të Listës për Asamble, kemi marrë udhëzim që të gjithë asamblistët dhe drejtorët e drejtorive të jenë në listë.

Një pjesë të rekomandimit e kam respektuar atë për asamblistat aktualë, ndërsa për drejtorët, nuk jam pajtuar

Konsideroj se nëse drejtorët do të jenë pjesë e listës, do të kenë epërsi ndaj të tjerëve sepse kanë pasur funksione ekzekutive dhe do të ketë pabarazi brenda listës, e para, si dhe koncepti im për gjithëpërfshirje. Komuna jonë ka 43 lokalitete ndërsa i kemi 27 vende në Asamble, nga 30 kandidatët e Listës.

Kandidatët në Listë për Asamble që nuk kishin angazhim ekzekutiv apo punë me qytetarët, por edhe asamblistat aktual, do të ishin inferior përball drejtorëve, andaj, në mbledhjen e kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas, me shumicë të votave është miratuar propozimi im që asnjë drejtor të mos jetë në Listën për Asamble.

Me këtë vendim, janë pajtuar edhe të gjithë drejtorët, me përjashtim të drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, znj. Albulena Saliuku, e cila dëshironte të ishte edhe në Listën për Asamble, edhe drejtoreshë deri në publikimin zyrtar të Listës zgjedhore të Drenasit.

Kjo pabarazi, brenda Listës për Asamble të komunës së Drenasit, është e palejueshme

Sot, në takim me zonjën Saliuku diskutuam për këtë çështje duke cekur se asnjë nga drejtorët nuk mund të jenë në Listën e Degës së PDK-së në Drenas.

I shpreha falënderimin për punën e saj, bashkëpunimin e sinqertë dhe shumë produktiv sa ishte në funksion, e lirova nga detyra, por, vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët duke qenë ajo pjesë e Listës për Asamble nga Dega.

Gratë në vendimmarrje janë vlerë e komunës tonë, ato janë kontribuese të performancës tonë të shkëlqyer, vendimeve demokratike, llogaridhënëse dhe transparente.

Related Articles