Lladrovci thotë se është lehtësuar për qarkullim rruga Drenas-Komoran

Lladrovci thotë se është lehtësuar për qarkullim rruga Drenas-Komoran

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se rruga Drenas-Komoran është lehtësuar për qarkullim, dhe se niveli i ujit aktualisht ka rënë dhe është e kalueshme.

Megjithatë, ai ftoi qytetarët për kujdes dhe respektim të shiritëve për ndalim të qarkullimit në disa rrugë dhe pranë urave.

“Falënderoj qytetarët për respektim të urdhrave të organeve kompetente dhe kontribuuesit për lehtësimin e gjendjes në këto vërshime të përmasave të mëdha në komunën e Drenasit”, shkroi Lladrovci në Facebook.

Related Articles