Llapi deklasoi Ulpianën në udhëtim, Batatina tha se do të jetë kujtim i bukur

Llapi deklasoi Ulpianën në udhëtim, Batatina tha se do të jetë kujtim i bukur

Llapi e shënoi fitoren më bindëse të sezonit. Ekipi i Batatinës triumfoi 0:6 ndaj Ulpianës duke u treguar ekip shumë i forte për Lipjanasit, shkruan Gazeta Enigma

Kjo është fitorja e dytë me radhë e skuadrës së udhëhequr nga Batatina, pas një serie të dobtë në start të kampionatit.

Tre gola të shënuar në pjesën e parë dhe tre të tjerë në atë të dytë, dëshmuan dominimin e plotë të Llapianëve, të cilët me këtë fitore sikur ‘përligjën’ deklaratat e mëhershme të teknikut të bankinës, Batatina, se skuadra e tij do të rikthehet, duke potencuar se ajo që është pa paraprakisht, disa javë me radhë, nuk është pasqyrë reale e cilësisë së skuadrës nga Podujeva.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me fitoren e arritur ndaj Ulpianës.

‘Emocionet janë të mëdha fiton këtë ndeshje dhe e arrin fitoren e 100-të dhe do të jetë një kujtim i bukur. Kemi përgatitur ndeshjen mirë janë angazhuar maksimalisht. Në pjesën e parë ka përfunduar gjithçka për ne. Ka qenë qëllimi të mos pranojmë gol dhe e arritëm qëllimin tani do të mendojmë për ndeshjen e radhës’, deklaroi, Batatina.

Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e 12 pikëve, teksa Ulpiana mbetet e fundit me vetlpiana mbetet e fundit me vetëm 7 pikë, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles