Llapi – Ferizaj, formacionet zyrtare

Llapi – Ferizaj, formacionet zyrtare

Llapi dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të ferizajasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje nga një humbje nga Drita, përkundër serisë së mirë që pati dhe synon t’i kthehet fitores për t’i ikur pozitës së barazhit.

Në anën tjetër, mysafirët e Arsim Abazit janë në një formë të mirë me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit dhe synojnë pikët e plota për të kaluar në pozitën e tretë që i dërgon në garat evropiane.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Coric; Vokrri, Emini, Rama, Blakçori; Musolli, Ramadani; Hasani, Baftiu, Veliu; Tahiri;

Ferizaj: Jovanovski; Gligorov, Ilieski, Topalaj, Avdulli; Shabani, Ramusa; E.Sadriu, Nafiu, Kurtaj; Haxhimusa;

Related Articles