Llapi ka shënuar fitore të madhe ndaj Lirisë, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.
Ndonsës llapianët nuk e nisën mirë ndeshjen pasi Besar Musolli u ndëshkua me karton direkt të kuq, në minutën e 25’. Pjesa e parë u krye kështu.
Në pjesën e dytë, edhe sulmuesi Ahmed Januzi u skuq me karton të kuq.
Megjithatë, Llapi pa dy lojtarë arriti të gjejë golin e epërsisë me anë të Muhamet Hysenit, në minutën e 77’.
Ndërsa katër minuta më vonë Megameno i Lirisë u përjashtua nga loja, pas kartonit të dytë të verdhë.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina realizoi edhe një gol me anë të Valmir Veliut, i cili realizoi një gol të bukur.
Llapi pas fitores kalon në vendin e parë me 19 pikë, teksa Liria në pozitën e nëntë me gjashtë sosh.