Llapi ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në udhëtim te Gjilani, në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës triumfoi me rezultat të ngushtë 1-2, sfidë që ishte tepër e baraspeshuar.
Arianit Hasani me një gol të bukur e kaloi Llapin në epërsi pas tetë minutave lojë.
Megjithatë, Gjilani u këndell shpejtë falë supergolit të Armend Thaqit nga gjuajtja e lirë (16’).
Sidoqoftë, heroi i Llapit rezultoi të jetë Hasani që shënoi vetëm gjashtë minuta më vonë për ta vulosur fitoren.
Llapi me këtë fitore e siguron së paku barazhin, për ta zënë pozitën e tetë me 43 pikë ndërsa Gjilani zë pozitën e gjashtë me 45 sosh.
