Llapi është nikoqir i Gjilanit në kuadër të xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë.
Llapjanët e kanë nisur në mënyrë shumë të keqe sezonin, ku pas gjashtë xhirove ende nuk kanë shijuar fitoren.
Në anën tjetër Gjilani ka formë të luhatshme dhe në këtë takim vije pas humbjes nga Drenica.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë fitoren në këtë taim për t’i dhënë fund krizës.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Aliu, Idrizi, Ajvazi, Lleshi, Emini, Ramadani, Blakçori, Peci, Hyseni, Gnapi.
Gjilani: Laroshi, Thaqi, Krivanjeva, Adili, As. Thaqi, Bilalli, Boshnjaku, Totre, Basa, Rrahmani, Aganspahic.