Edhe pse me një lojtar më shumë, Llapi ka dështuar t’i fitojë pikët e plota në shtëpi ndaj Malishevës.
Vendasit pjesën më të madhe të kohës ishin më kërkues, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0-0.
Llapi tentoi të krijonte aksione të shumta që assesi s’i konkretizojë, derisa Malisheva provoi me disa kundërsulme dhe topa të gjatë, që gjithashtu nuk rezultuan efektive.
Mysafirët në fakt ishin edhe me një lojtar më pak si pasojë e një kartoni të kuq në minutën e 63-të.
Sidoqoftë, me një mbrojtje solide, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha arriti ta fitonte një pikë midis “Zahir Pajaziti”.
Malisheva kësisoj ruan pozitën e katërt me 26 pikë ndërsa Llapi qëndron në vendin e shtatë me 21 sosh.
