Llapi ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Ballkani me rezultat 2-4.
Vetëm pas dy minutave lojë vendasit kaluan në epërsi, kur Valentin Serebe shënoi nga afërsia për 1-0.
Por epërsia e vendasve nuk zgjati shumë, pasi Edon Sadriu realizoi në minutën e 10-të për 1-1.
Vetëm pas pesë minutave, Llapi shënoi edhe golin e dytë, kur Muhamet Hyseni realizoi për 1-2.
Në minutën e 45-të, Axel Gnapi nënjë kundërsulm të shpejtë realizoi për 1-3.
Ballkani ngushtoi epërsinë me Valetin Sereben në minutën e 60-të, por Muhamet Hyseni sërish doli në skenë duke shënuar për 2-4.
Deri në fund më gola nuk pati dhe Llapi arkëtoi tre pikë të mëdha në Suharekë.
Me këtë fitore, Llapi ngjitet në pozitën e pestë me 20 pikë, derisa Ballkani është e dyta me 23 sosh.
