Llapi synon fitoren e radhës ndaj Malishevës, formacionet zyrtare

Llapi synon fitoren e radhës ndaj Malishevës, formacionet zyrtare

Llapi dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë nikoqir të malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas një fitore dhe synon fitoren e radhës për t’i ikur pozitës që e rrëzon nga kategoria.

Në anën tjetër, ekipi i Bekim Isufit gjithashtu vjen nga një fitore dhe imperativ të vetëm ka rezultatin pozitiv për të katapultuar veten në tri pozitat e para.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Llapi: Coric; Emini, Jashari, Rama, Blakçori; Musolli, Namani; Veliu, Baftiu, Gashijani; Tahiri;

Malisheva: Avdyli; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Ndjigi, Brruti; Xhylani, Limaj, Hazrollaj; Bunjaku;

Related Articles