Llapjani e sulmon nënën pasi nuk i dha para

Llapjani e sulmon nënën pasi nuk i dha para

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Dumnicë të Podujevës, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, pas disa mosmarrëveshjeve që kanë pasur mes vete.

Sinjali mëson se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deklaruar se 29-vjeçari e ka sulmuar fizikisht pasi i kërkoi para dhe ajo s’pati mundësi për t’ia dhënë.

Përballë kësaj situate, nëna e ka raportuar rastin në Polici dhe ka kërkuar ndihmë.

Si rezultat, Policia është aktivizuar, por akoma nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

Related Articles