Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, të cilët po sfidojnë kështu shtetin.
Lojëra të tilla dyshohet se organizonte edhe një person në Vushtrri, lokali i të cilit u bastis në orët e para të ditës së sotme nga Policia.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë kontrollit janë kapur në flagrancë katër persona duke luajtur bixhoz.
Aksioni ka rezultuar me sekuestrimin e disa provave materiale, duke përfshirë edhe armë e fishekë të ndryshëm.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj pronari të lokalit të nisin hetimet për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm’.